FOTO/Kisha e Nivanit rrezikon shembjen, Bashkia e Libohovës dhe Ministria e Kulturës refuzojnë ndërhyrjen

0
178

Në rrezik shembja e catisë së kishës së Shën Marisë në fshatin Nivan të Zagories.

Shoqata “Zagoria” ka vënë alarmin për këtë cështje e cila është shumë e ndjeshme për komunitetin e  këtij fshati. Përmes një deklarate për shtyp, kjo shoqatë u ka bërë thirrje nivaniotëve kudo që ndodhen të grumbullojnë të holla financiare për të shpëtuar objektin e kultit i cili është lënë në mëshirë të fatit.

Të lodhur nga pritja disa mujore prej autoriteteve vendore dhe Ministrisë së Kulturës e cila premtoi rigjenerimin e objektit në fjalë, nivaniotët janë vetorganizuar për të shpëtuar trashëgiminë shpirtërore.

Pikërisht për këtë cështje, është ngritur një komision kryesuar nga Thoma Semi dhe anëtarë Arqile Andoni dhe Arqile Hila ku deri më tani kanë evidentuar 50 familje që dëshirojnë të kontribuojnë financiarisht për mirëqënien e kishës ortodokse.

Sensibilizimi i komunitetit zagorit dhe vetorganizimi i tyre, ndërmerret në kushtet e refuzimit nga ana e Bashkisë së Libohovës dhe Ministrisë së Kulturës për mirëmbajtjen e kishës së Nivanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here