FOTO/Kreu i Këshillit të Qarkut Hilaj, pret në zyrën e tij, drejtuesen e KE në Shqipëri Hutzkow

Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër Armand Hilaj, mirëpriti sot në zyrën e tij znj Jutta Hutzkow dhe e uroi per detyren e re si shefe e Zyrës së Këshillit të Europes në Tiranë. Në takimin qe u zhvillua mes zotit Hilaj dhe znj Jutta u diskutuan kryesisht tema të karakterit njohës së rajonit jugor dhe për asetet që mbart Qarku i Gjirokastrës.

Temë e rëndësishme e bisedës dypalëshe, kanë qenë edhe projektet ndërkufitare strategjike dhe të bashkëpunimit territorial ndërkufitar.

Në këtë takim asistonte edhe zyrtari i lartë i projektit “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri” Arben Qesku.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment