FOTO/Kush ishte 22 vjecari lazaratas që humbi jetën nga rrufeja

0
164

I riu 22 vjecar Xhuliano Kociu, prej disa muajsh merrej me kullotjen e bagëtive në zona të ndryshme të Gjirokastrës kryesisht në terrenet e Bulos, Libohovës, Zagories dhe Dropullit.

Për bashkëmoshatarët e tij, Xhuliano ishte djalë i përkryer dhe shumë i komunikueshëm me njerëzit.

Ai humbi jetën në orët e mbasdites së sotme kur e goditi në kokë një rrufe shumë e fortë teksa po kulloste bagëtinë në fushën e Bulos. Menjëherë u shoqërua për në Spitalin e Gjirokastrës ku ndonëse i’u dha ndihma e parë, nuk mundi dot t’i shpëtonte vdekjes.

Familja humbi njeriun e tyre të shtrenjtë, ndërsa Jugunews.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve të 22 vjecarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here