FOTO/Ministri Lleshaj, bashkëbisedim me gjimnazistët në Tepelenë, të kontribuojmë që shoqëria mos të prodhoje krim

0
151

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi takim me nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë, ku foli për nevojën e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Shtetit për rritjen e sigurisë në vend.

Gjatë bashkëbisedimit, në kuadër të turit që po zhvillon në shkollat e mesme në vend, ministri Lleshaj shkëmbeu me të rinjtë mendime mbi çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla dhe mundësive që ekzistojnë për forcimin e parametrave të sigurisë.

Më tej, duke folur rreth kontributit që mund të japin qytetarët ne sigurinë e përgjithshme publike, ai theksoi se çdokush është një faktor i rëndësishëm për të.

Në planin individual ne përballemi me rreziqe të ndryshme.  Rreziqe nga krimi, rreziqe nga sëmundjet, rreziqe nga tërmeti, nga zjarri. Për të ndërtuar sigurinë duhen instrumente të ndryshme. Një ndër to është policia. E cila ka për detyrë të parandaloje rrezikun që vjen nga krimi. Por ne nuk përballemi vetëm me këtë rrezik, me krimin. Sigurisht rreziku nga krimi është i madh. Por kemi një gamë të gjerë rreziqesh.  Në të gjitha këto rreziqe ne duhet të mendojmë mirë për vlerën e sigurisë tonë dhe ne duhet të mundohemi që të  kontribuojmë për të. Shpesh herë ne themi që kjo është puna jote policisë. Këtu gabojmë rëndë.  E para ne duhet të kujdesemi që të eliminojmë rrezikun. Të reduktojmë praninë e rrezikut.  Duhet të kontribuojmë që shoqëria mos të prodhoje krim. Niveli i interest për tu bërë pjesë e policisë është shumë I lartë. Tani në fund të muajit hapet akademia e policisë. Kishim rreth 2600-2700 kandidat për 550 vende. Kemi shumë djem dhe vajza që kërkojnë të bëhen pjesë e policisë. Sigurisht që ne kërkojmë më të mirët=ka thënë Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here