FOTO/Pas djegies së N/Stacionit të Krahësit, sot OSHEE Rajoni Gjirokastër, nis punën për rehabilitimin total

0
160

Një ditë pas zjarrit të rënë në N/Stacioni Elektrik të Krahësit, ku mori flakë transformatori i fuqisë 3.2 MVA, OSHEE Rajoni Gjirokastër ka marrë masa në bashkëpunim me drejtorinë qendrore të Tensionit të Lartë për nisjen e procesit të punimeve për zëvendësimin e transformatorit të ri.
Sot është punuar për të kryer të gjitha etapat e procesit që përfshin demontimin e pajisjeve të vjetra dhe përgatitjen e territorit për vendosjen e transformatorit të ri dhe pajisjeve të tjera në nënstacion.
Konkretisht:

Është çmontuar transformatori i dëmtuar nga vendi, janë demontuar edhe çelësat e vjetra të fiderave 10kV të amortizuar.
Po bëhet lidhja e qarqeve të komandimit të këtyre celësave dhe është vendosur çelësi i ri 110kV i Transformatorit të fuqisë, pas dëmtimit të çelësit të vjetër.
Po bëhen punimet paraprake për vendosjen e tranformatorit të ri të fuqisë dhe gjithë pajisjet e tjera të traktit 100 Kv të këtij transformatori.
Janë vendosur transformatorët e rrymës 110kV të këtij Çelësi, që shërbejnë për matjen, mbrojtjen dhe sinjalizim të ngarkesës së rrymës.
Po punohet për lidhjen e qarqeve sekondare të pajisjeve të mësipërme.
Po pozicionohet për vendosjen në bazament të Transformatorit të ri të fuqisë.
Në ndihmë të punonjësve të nënstacionit Krahës, janë angazhuar dhe njësi ndihmëse avaro-shpëtuese dhe personel shtesë nga njësitë e tjera të Tensionit të Lartë nga rajone të tjera për të vendosur në kohë rekord në punë nënstacionin Krahës dhe rikthimin e tij në gjendje normale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here