FOTO/Pastrohen varrezat e dëshmorëve nacionalistë, Golemi, në shërbimet tona ndaj qytetarëve nuk do të ketë kurrë dallime

Varrezat e dëshmorëve nacionalistë në Gërhot, një ditë më parë janë pastruar dhe rregulluar në kuadër të ceremonisë përkujtimore që do të organizohet më 18 shtator.

Ka qenë iniciativa e kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, për të ndërhyrë në kushtet kur ky vend ishte pushtuar nga barishtet dhe dëmtuar disa profile mermeri në varret ku prehen eshtrat e dëshmorëve nacionalistë të vrarë me pushtuesit e huaj në shtator të 1943.

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi u shpreh se bashkia është e të gjithë qytetarëve dhe shërbimet e saj nuk janë të diferencuara politikisht. Ne nuk mund të lejonim një situatë të tillë në hyrje të Gjirokastrës, të mbulimit me ferra dhe shkurre të varrezave te Gërhotit. Në shërbimet tona ndaj qytetarëve, nuk do të ketë kurrë dallime-është shprehur kryebashkiaku Flamur Golemi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment