FOTO/Represion policor edhe ndaj protestuesve të Këlcyrës, shoqërohen dhe më pas lirohen dy qëndrestarë

Policia e Permetit ka qene e zene ne panik pas protestes se madhe te opozites te zhvilluar ne oren 18:00 te mbasdites se sotme tek Ura e Leklit. Duket se protestuesit me aktive, policia i ka vrojtuar dhe me pas ka marre masa konkrete.

Krahas shoqerimeve te protestuesve nga Tepelena edhe Policia e Permetit, ka shoqeruar ne ambjentet e brendshme per te dhene spegime, dy prej protestuesve me aktive Ilirian Muhaj qe eshte kryetar i Grupseksionit te PD ne Dishnice dhe Valter Hadaj.

Qendrimi i tyre ne ambjentet e brendshme te Policise se Permetit ka qene dinjitoz pasi kane pranuar pjesmarrje dhe arsyet qe i cuan te kundershtojne haptazi qeverine e Edi Rames.

Pasi kane dhene deklarimet e tyre ne polici, te dy protestuesit jane lene te lire nderkohe qe do te ndiqen ne gjendje te lire per organizim te tubimeve te paligjshme. Fill pas daljes nga policia, Muhaj dhe Hadaj, kane pershendetur me kete fotografi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment