FOTO/Rilindja Urbane në Libohovë, një lëmsh i vërtetë me punime skandaloze

0
208

“Rikualifikimi i qendrës së Libohovës është projekti më i madh që Bashkia Libohovë ka përfituar ndonjëherë”, kështu kryetares së bashkisë Luiza Mandi i pëlqen të shprehet vashdimisht.

Në fakt, ky projekt me vlerë 1 miliardë e 350 milion lekë të vjetra është një financim i qeverisë shqiptare në kuadrin e programit Rilindja Urbane. Bashkia Libohovë në këtë projekt ka rolin e autoritetit që kryen tenderimin dhe ndjek zbatimin e projektit.

Por, duke hulumtuar mbi keto dy faza të projektit, që janë edhe puna e bashkisë në të, duket se kjo punë lë shumë për të dëshiruar.

Bashkia ka shpallur tenderin për këtë projekt në fund të muajit Maj 2017, dhe në Korrik 2017 është shpallur fituese kompania “Alba Konstruksion shpk”. Çuditërisht, në këtë tender të majmë kanë marr pjesë vetëm dy kompani, dhe njëra prej tyre është skualifikuar sepse kishte paraqitur ofertë me vlerë 0 lekë. Ndërsa kompania fituese Alba Konstruksion kishte paraqitur ofertë me vlerë 1 miliardë e 349 milionë e 898 mijë lekë, pra shumë afër vlerës limit.

Pra, sic kemi parë të ndodhë rëndomë me tenderat e Bashkise Libohovë, konkurentët e tjerë skualifikohen dhe fiton e vetmja kompani e ngelur në konkurim, e cila si zakonisht ka paraqitur ofertën me të lartë të mundshme, gati sa fondi limit i tenderit!

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tenderin për shërbimin e supervizimit të këtij projekti. Nga ky tender me vlerë 13 milionë lekë të vjetra është zgjedhur kompania që duhet të ndjekë punimet dhe të kontrollojë që cdo detaj i projektit të zbatohet me korrektësi. Edhe në këtë rast nga bashkia është ndjekur e njëjta praktikë. Dy konkurentët e tjerë janë skualifikuar dhe fituese është shpallur kompania “Invictus shpk”, e vetjma e ngelur, e cila kishte ofertën më të lartë të mundshme, edhe kjo gati sa fondi limit.

Si rrjedhojë, kemi një kompani që po kryen punimet, e cila ka dyshime të forta se ka qenë e paracaktuar, dhe kemi gjithashtu një kompani tjeter që duhet të kontrollojë punën e kësaj te parës, e cila gjithashtu dyshohet të ketë qenë e paracaktuar, gjë kjo që vë në dyshim aftesinë e saj për të kryer këtë kontroll.

Ndërkohë qytetarët, sëbashku me kënaqesinë e ndryshimeve të mirëpritura që po shohin në qendrën e Libohovës, po përballen edhe me shijen e hidhur të një sërë problemesh që e shoqërojnë këtë ndryshim. Probleme si kanalizimet e kryera gabim, ose më keq akoma inekzistente apo jo funsionale. Depozitimi i ujrave të zeza jashtë çdo kriteri, i cili përveç ndotjes mjedisore rrezikon edhe jetën e tyre. Punime që ribëhen përsëri pas dy muajsh për shkak të cilësisë së dobët të materialeve që janë përdorur. Gabime të ndryshme në projektim që vënë në vështirësi qytetarët gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme, etj.

Ky projekt është një financim i madh, që Libohovës për shkak se është një njësi e vogël administrative i vjen rrallë. Por kjo shumë e madhe parash duket se qenka edhe një tundim i madh për ata që i kalojnë nëpër duar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here