FOTO/Rrihet N/kryetari i Bashkisë në zyrë nga punonjësi i Prefekturës

Një debat mes n/kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të Prefekturës ka përfunduar në dhunë brenda institucionit. Sipas burimeve të Jugunews.net topografi i Prefekturës Shefqet Alikaj debatoi me n/kryetarin e bashkisë Aurel Lapaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas e goditi me grushte.

Jugunews.net ka siguruar pamjet nga zyra e n/kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës ku duken njollat e gjakut nga përplasja fizike mes dy zyrtarëve vendorë. Nënkryetari i Bashkisë Aurel Lapaj pas ngjarjes ka shkuar i gjakosur duke bërë denoncimin në komisariat, ndërsa punonjësi i Prefekturës Shefqet Alikaj i cili mban postin e topografit në Komisionin Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Tokën Bujqësore, ende nuk është ndaluar.

Nga përplasja të dy kanë mbetur të lënduar dhe aktualisht po marrin ndihmë në spital. Kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami përmes një deklarate për mediat dënoi dhunën e ushtruar, ndërsa kërkoi që autori të vendoset para drejtësisë sa më shpejt.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Gjirokastër. Aurel Lapaj është goditur dhe dhunuar në zyrën e tij. Vlerësoj bashkëpunimin me policinë dhe i bëj thirrje organit të akuzës që të zbardhë ngjarjen dhe ta vendosë para drejtësisë-është shprehur kryebashkiakja Rami.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment