FOTO:SKANDAL-Autoambulanca e Spitalit Rajonal, furnizon me karburant, mjetin e Tavos

0
4406

Edhe autoambulancat e Spitalit të Gjirokastrës, janë ‘bujare’ kur vjen puna për të kontribuar për fushatën elektorale të LSI.
Jugunews.net denoncon rastin e ndodhur mesditën e sotme në një prej pikave të furnizimit me karburant në Gjirokastër, ku karburanti i destinuar për mjetin e urgjencës së spitalit, hidhet në depozitën e një xhipi që qarkullon për hesap të fushatës elektorale të Vangjel Tavos.
Xhipi me ngjyrë të zeze me targa AA050HT, prej kohësh është vënë në përdorim të drejtuesve të LSI në Gjirokastër dhe të personave të besuar të Tavos.
Duket se uria për të përfituar nga fondet publike dhe asetet e saj, është e pakufishme për LSI (sic e ka zakon) e cila ka shkelur urdhërin e kryeministrit në këtë rast nr 65 Dt 12.05.2017 ku ndalon në mënyrë kategorike, përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme pronë e administratës publike, si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të cdo niveli, për zgjedhjet e 18 qershorit (ndryshuar më 25 qershor në bazë të marrëveshjes mes PD dhe PS9.
Jugunews.net po i vë në dispozicion (falas) LSI dhe Tavos, urdhërin e Kryeministrit Rama për këtë rast dhe i bën thirrje vetë kryeministrit Rama të reagojë për provën e sotme të servirur nga Jugunews.net si shkelje flagrante e këtij urdhëri nga ana e administratës së LSI dhe vetë të besuarve të Tavos.

P.S. Me shigjetë të kuqe mjetet e spitalit dhe xhipi i LSI, ndërsa me shigjetë të gjelbër, shoferi i spitalit E.M.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here