FOTO/Zjarrvënie e qëllimshme avokatit Mece, këshilltari i PD në Tepelenë

0
147

Automjeti i një avokati në Tepelenë, ka marrë flakë në orët e para të së mërkurës. Zjarrëvënie të qëllimshme e ka quajtur vetë pronari i Mercedez-Benzit 220 Xhafer Mece, ngjarjen në fjalë e cila është e para të këtij lloji që ndodh në këtë qytet.

Sipas grupit hetimor, zjarrëvënia është shënuar në orën 02:00 pas mesnate dhe të parët që kanë ndjerë tymin e flakëve, kanë qenë komshinjtë e avokatit të njohur tepelenas, të cilët e kanë njoftuar të zotin e mjetit për atë cfarë po ndodhte.

Menjëherë është lajmëruar Reparti Zjarrëfikës të cilët kanë ardhur menjëherë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve pasi në të kundërt, e gjithë makina do të shkrumbohej. Sipas Grupit Hetimor të ngritur me këtë rast, bëhet e ditur se personi që ka vendosur zjarrin, ka thyer fillimisht xhamin anësor ku ka shërbyer si korridor për të vendosur lëndën e zjarrit e më pas ka qëlluar edhe xhamin frontal të automjetit.

I pyetur nga Jugunews.net vetë i dëmtuari shprehet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme aq më tepër kur bëhet fjalë se ai punon avokat dhe njëkohësisht mban një pozicion politik në qytet pasi është këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak e njëkohësisht, anëtar i kryesisë së PD të Tepelenës.

Policia punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërkohë që në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gjyrmë të autorit apo autorëve të zjarrëvënies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here