FOTO/Kanabis në Gjirokastër, pranga kultivuesve

Kultivimi i kanabisit në Gjirokastër, po merr përmasa serioze.

Rasti i sotëm, shton edhe më tepër dyshimet se në këtë zonë, kultivimi i kanabisit nuk është ndalur, përkundrazi. Forcat e Policisë së Gjirokastrës, kanë zbuluar dhe më pas asgjesuar përmes djegijes, 1500 rrënjë kanabis të kultivuara në kubik të gatshme për t’u mbjellë në sipërfaqe toke.

Tre kultivuesit janë arrestuar në flagrancë një ditë më parë dhe ata janë Dhimitër e Erjon Krisafi 33 dhe 29 vjec, si dhe Andrea Xhavara 58 vjec.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi uniformat blu zbuluan bimët narkotike. Tre kultivuesit e drogës janë zbuluar nga një inspektim i kryer disa ditë më parë, nga disa inspektorë policorë të cilët pas kësaj, kanë vënë në dijeni autoritetet policore të cilat dje organizuan operacionin për zbulimin e marijuanës dhe kapjen e autorëve.

Bimët narkotike gjendeshin në vendin e quajtur Mavrambël në fshatin Labovë e Vogël në një ambjent mes pemëve në zonën veriore të fshatit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimët narkotike të kultivuara në kubik cka u asgjësuan në vend. Menjëherë specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, prangosën personat e mësipërm për kultivim të bimëve narkotike.

E ndërsa Erjon dhe Dhimitër Krisafi janë kultivues të kanabisit, Xhavara, u arrestua pasi kishte dijeni për përdorimin e tokës së tij për kultivimin e kanabisit dhe të moskallzimit të krimit.

Materialet ndaj tyre i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për hetime të mëtejshme. Në tre ditët e fundit, ky është rasti i dytë i zbulimit të sasive narkotike në Gjirokastër ndërsa të arrestuarit, janë katër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment