FOTO/Kapet 16 kg kanabis në kufi, kufitarët sekuestrojnë kanabisin, trafikantët në arrati

Policia Kufitare arrin të kapë 16 kg kanabis në kufi, e destinuar për t’u trafikuar në Greqi, por nuk arrin të ndalojë trafikuesit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar kur punonjësit e Policisë Kufitare në Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në shtratin e lumit Drino në drejtim të postës së vjetër të Kakavijes në vendin e quajtur “Shelgu”, kanë rënë në gjurmët e dy personave të panjohur të cilët qarkullonin me sasinë narkotike të depozituar në dy çanta dore.

Pas këtij sinjalizimi, menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare, janë vënë në ndjekje të personave ku mjaft herë janë thirrur për të mos vazhduar arratinë por kanë preferuar të zhduken duke lënë gjurmë për identifikimin e tyre.

Dy personat e panjohur kanë përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar dhe errësira cka ka bërë të pamundur kapjen e tyre. Dy cantat me kanabis, kanë zbuluar gjurmët e gishtrinjve të tyre dhe shumë shpejt pritet identifikimi i trafikantëve.

Pas peshimit, kanabisi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy trafikantëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment