FOTO/Kryeplaku i Gusmarit ndjekje në gjendje të lirë, lejoi mbjelljen e kanabisit

0
145

Kryeplaku i fshatit Gusmar, do të procedohet në gjendje të lirë nga autoritetet e Prokurorisë së Gjirokastrës.

Kjo për shkak të zbulimit dhe më pas asgjesimit të 650 rrënjëve të kanabisit, në fshatin e tij. Sasia e kanabisit është zbuluar në vendin e quajtur “Lajthizë”, në një ambjent të hapur, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës.

Me zbulimin e tyre, më pas ato u asgjesuan në vend me anë të djegijes.

Kryeplaku i Gusmarit E.K. sipas pretendimeve të tij, nuk ka pasur dijeni për kanabisin e mbjellë në territorin e fshatit dhe për këtë, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që kultivuesit janë shpallur në kërkim.

Ata janë banorë të zonës dhe po punohet për kapjen dhe arestimin e tyre për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here