FOTO/Lazarati kampion në futboll, mposht Gjirokastrën 5-4

0
1807

Lazarati kampion në futboll.

Lazaratasit e vegjël, kanë fituar kupën e turneut të futbollit në salla, mes shkollave 9-vjecare të Gjirokastrës.

Talentin në futboll, djemtë e vegjël të këtij fshati, e kanë kurorëzuar mbasditen e të enjtes, me fitimin e kupës ku në finale, kanë mundur me rezultatin 5-4 ekipin e lagjes “Kodra e Shtufit” në qytetin e Gjirokastrës.

Loja mes dy ekipeve, ishte mjaft e rivalizuar por në fund, fituesit kanë qenë futbollistët e vegjël të shkollës 9-vjecare “Muhamet Gjollesha” nga fshati Lazarat.

Autorë të golave për djemtë e kësaj shkolle, kanë qenë Bastri dhe Muharrem Malaj, i pari shënoi tre gola dhe i dyti, dy.

Në fund të muajit mars, Lazarati, kurorëzoi kampion, ekipin e të rriturve të futbollit në salla ku në finale, mposhti Dari-Invest një tjetër ekip me përbërje nga ky fshat.

Duket se Lazarati, përvec vlerave që ka nxjerrë nga bota e dijes, shkencës dhe politikës që janë të njohur edhe përtej kufijve të Shqipërisë, po kultivon edhe futbollin si një gjini sporti, që kurrë nuk ka munguar, por që nuk është konkretizuar asnjëherë për shkak të rrethanave të ndryshme kohore dhe organizative ndër vitesh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here