FOTO/Oborri i shtëpisë plot me kanabis, pranga kultivuesit

Policia e Përmetit, sekuestron kanabis, ndërkohë që prangoset poseduesi i saj.

Operacioni policor ka shërbyer për asgjesimin e 92 bimëve narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Gur në afërsi të Këlcyrës.

Bimët kanë qenë të kultivuara në amjentet jashtë shtëpisë së Petrit Baços i cili më pas u arrestua.

Baco u arrestua jo vetëm për bimët e kultivuara, por edhe për një sasi tjetër prej 17 kg marijuana të thatë e cila gjendej rifuxho në brendësi të banesës së tij.

Pas arrestimit të 54 vjecarit, specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve asgjësuan në vend me anë të djegies, bimët narkotike të kultivuara në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që lënda narkotike e gjetur brenda ambjenteve të shtëpisë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment