FOTO/Përmeti pro PD.Takime të kandidatëve për deputetë me strukturat drejtuese demokrate

0
3167

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, kanë organizuar një takim me strukturat vendore të Përmetit në orët e mbasdites së sotme.

Në këtë takim merrnin pjesë kryesuesi i listës së PD Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Fatjona Dhimitri dhe Arjan Kasaj. Këta dy të fundit, përfaqësues të Përmetit.

Në këtë takim ku asistonte edhe kryebashkiaku i Përmetit Niko Shupuli, kandidatët për deputetë, kanë bashkëbiseduar me strukturat e PD në Përmet për aksionin opozitar që solli përmbushjen e kritereve të opozitës për një process normal zgjedhor me ministra teknikë të vendosur nga PD, si dhe fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Nga ana e tij, zoti Roland Bejko, është ndalur tek domosdoshmëria e sigurimit të votave të mjaftueshme që PD të renditet si forcë e parë politike në Qark me tre deputetë. Për të arritur këtë objektiv kërkohet angazhim total i strukturave të PD në Përmet duke shfrytëzuar edhe pakënaqësitë në rritje të elektoratit të majtë që është zhgënjyer në katër vjet qeverisje-është shprehur zoti Bejko.

Në këtë takim, kanë folur edhe kandidatët e tjerë për deputetë ku vurën theksin në intesifikimin e takimeve me elektoratin me qëllim që të votojë për alternativën më të mirë qeverisëse që është padyshim PD.

Foto nga takimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here