FOTO/Përplasje me armë në qendër të Tepelenës, tre plumba në drejtim të Orjol Memushit

Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme për shkak të një borxhi, ndërsa sherri ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës në lagjen “Mustafa Matohiti”. Burimet policore kanë konfirmuar për Jugunews.net se Orjol Memushi ka shpëtuar nga vrasja teksa në drejtim të tij, u qëllua me dy plumba që janë qitur nga tyta e një pistolete TT që ka qenë në zotërim të Dritan Rapajt banues në Tepelenë.

Debati mes Memushit dhe Rrapajt, është kulmuar në përballjen e tyre përpara ish Shtëpisë së Ushtarakëve në qendër të qytetit të Tepelenës kur Memushi, ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar me Rrapajn pa prezencën e askujt.

Memushi pasi ka debatuar me Rrapajn, ka hyrë në automjetin e tij tip Volksvagen me ngjyrë blu të errët me targa AA440HR. Në këtë moment, Rrapaj ka nxjerrë revolverin nga brezi dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Mirëpo tre blumbat që ka shkrehur nga tyta e revolverit, kanë qëlluar pjesën e pasme të autoveturës së Memushit duke shkaktuar thyerjen e xhamit, ndërsa Memushi, ka qëndruar në pozicion mbrojtjeje.

Pas kësaj Rrapaj, është larguar me shpejtësi në drejtim të tregut të qytetit për t’i shpëtuar reagimit të Memushit. Menjëherë forcat policore, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në cilësinë e provës materiale, tre gëzhojat që kanë ngelur në rrugë.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë motivet e kësaj ngjarjeje duke marrë në pyetje Orjol Memushin ndërkohë që janë vënë në kërkim të Dritan Rrapajt.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment