FOTO/Pranga 60 vjecarit nga Luzati pasi i’u gjet 10 kg kanabis në shtëpi

0
146

Një sasi prej 10 kg kanabis është kapur nga policia në banesën e Ismail Gumës në Luzat të Tepelenës. Policia ka ndërmarrë një operacion për zbulimin e sasisë narkotike e cila është pikasur nga operativët në terren. Aksioni është ndërmarrë në orët e mëngjesit të së premtes kur 23 forca policore nga Tepelena të ndihmuara edhe nga specialistë të Seksionit të Hetimit në Policinë Rajonale të Gjirokastrës u gjendën përpara banesës së Ismail Gumës në fshatin Luzat 2 km në jug të Tepelenës. Uniformat blu kanë kërkuar kontroll nga i zoti i banesës 60 vjecari Guma ku ky i fundit është gjetur i papërgatitur. Kontrolli në ambjentet e shtëpisë nuk ka zgjatur më shumë sesa 15 minuta shprehen burimet policore ku në fund është zbuluar sasia narkotike prej 10 kg. Kanabisi ka qenë brenda një thesi plasmasi dhe gjendej në katin përdhes të shtëpisë së Gumës. Vetë i zoti i shtëpisë ka shprehur habi për drogën e gjetur e cila me shumë mundësi ka qenë e pozicionuar në banesë, nga një pjestar i familjes së tij. Pavarëssht kësaj, 60 vjecari është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Tepelenës ku më pas u arrestua për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sasia e kanabisit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe e con në 103 kg lëndën narkotike të sekuestruar nga forcat e Policisë së Tepelenës në 20 ditët e fundit në aksionet antikanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here