FOTO/Sërish radhë të gjata pritjeje në Kakavije

0
192

Mesditën e sotme u krijuan radhë të gjata në Pikën Kufitare të Kakavijës. Radha e gjatë e makinave ka arritur deri në 2 kilometra. Autoritetet greke të Kakavijes, nuk kanë raportuar ndonjë problem teknik por është punuar ndadalë deri sa situate u përmirësua në orët e mbasdites.
Autoritetet greke ja hodhën fajin sistemit të ngadaltë kompjuterik. Pas grevës prej 24 orësh disa ditë më parë, autoritetet greke vijojnë punën me pak sportele dhe punojnë ngadalë duke krijuar shqetësime te qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejtë shtetit të Greqisë.
I njëjti problem ka ndodhur dhe herë të tjera nga autoritetet greke, ende nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e këtij problemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here