FOTO/SKANDAL !!!! Qentë endacakë, strehohen në ambjentet e brendshme të Spitalit Rajonal

0
154

Qentë e rrugës pushtojnë Spitalin e Gjirokastrës.

Pas kopesë së derrave që dy muaj më parë pushtuan ambjentet e brendshme të Spitalit të Gjirokastrës, radhën e kanë pasur qentë rrugacë.

Një kope me qen rrugacë frekuenton përditë ambjentet e brendshme të të vetmit spital rajonal në jug të vendit.

Fotoja që publikon Jugunews.net dëshmon qartë sesi njëri prej qenve rrugacë, është shkëputur nga kopeja e qenëve të tjerë dhe i është vënë pas, tre personave teksa ngjitin shkallët e këtij institucioni, duke u drejtuar për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë.

Gjendja është aspak serioze në ambjentet e brendshme të këtij spitali, kjo pasi nuk menaxhohet sic duhet në kushtet kur nuk ka drejtor.

Për Jugunews.net infermieret e Pavionit të Kirurgjisë, përcjellin këtë shqetësim dhe apelojnë ndërkohë që të krijohen kushtet e mbrojtjes nga qentë rrugacë pasi në shumicën e rasteve ata përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve aq më tepër në spital ku mjekohen pacientët e shtruar.

Kujtojmë se Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ka kontratë të lidhur me kompani Sigurimi Objektesh dhe rrjedhimisht duhet të jetë i mbrojtur nga ardhja e endacakëve të padëshiruar. Mirëpo duket se qentë kanë dalë më të fortë se rojet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here