FOTO/Tavo dështon me takimet, Zamira i ofron ndihmë me punonjësit e saj

0
2408

Takimet elektorale të Tavos, mbushen me administratën publike të Bashkisë, ndërmarrjeve varëse prej saj dhe Spitalit Rajonal.

Nuk e dimë nëse është lapsus apo naivitet i promovuesve të takimeve të Tavos që nxitojnë t’i publikojnë në rrjetet sociale pasi në foton që shfaqet, dallohen qartësisht se takimi në Kodrën e Shtufit, Tavo e ka populluar me administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit me drejtor Bashkim Tola (PS), administratën e Bashkisë së Gjirokastrës, punonjës të Ndërmarrjes së Ndricimit Publik dhe infermieret e Spitalit Rajonal.

Për t’u orjentuar shikuesi, kemi shënuar me shigjeta të kuqe punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe me shigjeta të blerta infermieret e Spitalit Rajonal, ndërsa me rreth të gjelbër, punonjëset e administratës së Bashkisë së Zamirës.

Takimi në Kodrën e Shtufit është organizuar jashtë orarit zyrtar të punës, ndërkohë që Zamira kishte vendosur shërbëtoren e saj (njeriun me shenjë) për të marrë mungesat e punonjësve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here