FOTO/Vëllai i drejtoreshës së DSHP në Tepelenë, në aksion për blerje votash

0
1781

LSI nuk ndalet në terren në blerjen e votave.

Dy ditë më parë, në fshatrat Lekdush, Gusmar e Nivicë, janë shpërndarë gati 10 mijë euro në disa familje që kanë influencë të madhe në lokalitet.

Personi në fotografi, është Foltion Gjonca aktivist i LSI njëkohësisht punonjës në Repartin e Zjarrëfikëses që varet nga Bashkia e Tepelenës drejtuar nga Tërmet Peci.

Banorë të fshatrave Lekdush e Gusmar, kanë identifikuar personin në fjalë të ofronte sasi të hollash në këmbim të votës për LSI.

Aksioni i blerjes së votave, është ndërmarrë dy ditë më parë dhe protagonist ka qenë Foltion Gjonca i cili është vëllai i Klodiana Gjoncajt drejtoreshës së DSHP Tepelenë aktive në 24 orë të ditës në mitingjet elektorale të LSI.

Mësohet se shumica e familjeve ku ka shkuar Foltion Gjonca, kanë pranuar eurot ndërsa të tjerët i kanë refuzuar.

Në Tepelenë LSI dhe Tavo pretendojnë të marrin mbi 2000 vota po kaq edhe në Memaliaj. Sipas informacioneve nga terreni, LSI ka planifikuar përmes Foltion Gjoncajt dhe personave të tjerë, të hedhë gati 400 mijë euro me objektiv, sigurimin e votave të mësipërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here