FOTO/Xhipi i Grigor Tavos ngulet në Kakavije, koordinim lëvizjeve të emigrantëve

Tavo është vënë në alarm për tërheqjen e cdo individi brenda dhe jashtë vendit që të votojë për të.

Mesditën e të premtes, xhipi i të vëllait të deputetit të LSI, ka qëndruar në pozicion pritjeje në Kakavije pas një udhëtimi të shpejtë që ndërmorri në Janinë dhe kthim brenda pak orëve në Shqipëri.

Koordinimi i veprimeve të familjes Tavo me persona të tjerë në Greqi është arritja e kuorumit që do të lejonte fitimin e mandatit të deputetit në këtë qark.

Xhipi i Grigor Tavos ka ndërmarrë lëvizje të shpeshta ditët e fundit në Greqi pikërisht për të siguruar ardhjen e emigrantëve nga zona të ndryshme të Greqisë në favor të LSI.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se Tavo, ka financuar mbërritjen e 15 autobuzëve nga Greqia me emigrantë kryesisht nga zona minoritare ku do të nisen mëngjesin e të shtunës.

Atyre u është paguar rruga ndërkohë që zëra ende të pakonfirmuar, shprehen se emigrantëve, do t’u jepet një shpërblim prej 100 eurosh për votën në favor të LSI.

Ngelet për t’u konkretizuar kjo iniciativë e Tavos që ligjërisht dënohet me 3 vjet burg blerja dhe shitja e votës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment