FOTO/Zamira dështon sërish me festën e Argjirosë, pesë grupe braktisin aktivitetin, gjirokastritët bojkotojnë ceremoninë

0
151

Argjiro-Fest aktiviteti folklorik i krijuar nga ish kryebashkiaku Flamur Bime dhe i trashëguar tek Zamira, ka degraduar që ditën e parë të tij.

Nga 10 grupe folklorike që kishin paralajmëruar ardhjen nga jashtë Shqipërisë, vetëm tre prej tyre kanë mbërritur, kroatët, bullgarët dhe grekët.

Ndërsa kanë refuzuar ftesat, grupet folklorike nga Polonia, Mali i Zi, Rumania, Turqia etj.

Arsyet e refuzimit të këtyre grupeve, do t’i rendisim në një shkrim tjetër, ndërkohë që celja e kësaj feste, u braktis nga qytetarët gjirokastritë.

Odeoni koncertor ka qenë i boshatisur përvec disa radhëve të mbushura nga festivalistët, apo punonjësit e bashkisë cka tregon për braktisjen totale prej komunitetit.

Spoti për këtë ngjarje “madhështore” i gatuar nga gjirizorët në gjirizet e LSI dhe i propaganduar tek TV që kontrollohen nga Zamira, TVGJ dhe ALPO mesa duket nuk kanë krijuar efekte për të populluar odeonin.

Zamira ndërkaq, nuk ka qenë “braktisur” nga prefekti i Gjirokastrës Flamur Bime i cili e ka detyrim protokollor jo kënaqësi, si dhe nga kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, pa harruar këtu edhe njeriun me shenjë alias qelbësi që në të tilla evenimente, ndryshon “look” për të qenë brenda gjinisë femërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here