Franca barriera të reja për integrimin:”nuk është automatik”

0
141

Skepticizmi i Edi Ramës për të mos vënë një bast se kur do të hapen negociatat
e Shqipërisë lidhet drejtëpërdrejtë me qëndrimin e mbajtur nga ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchali.
Ajo tha se francezët do presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet:
‘Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin Mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse këto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet’.
‘Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë – ose jo dhe në këtë rast ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas’, tha ajo në fund. Rama e konsideroi këtë si një hipokrizi franceze:
Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme” tha Rama në nga mbledhja e Këshillit të Atlantikut në Uashington.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here