Franca konsideron shtyrjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në 2020

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse. Vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe reformën zgjedhore dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë çështjen e prokurorisë speciale. Franca mbêshtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma. Për këtë, Franca konsideron se hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment