Franca, luftë emigracionit të paligjshëm, mbyllet një tjetër kamp në Paris

0
149

Policia franceze bën me dije se ka nisur largimin e qindra emigrantëve që qëndronin prej kohësh në një kamp ilegal në pjesën veriore të Parisit, si pjesë e angazhimit të qeverisë për të marrë masa ndaj emigracionit të paligjshëm.
Në një deklaratë për mediat policia njofton zhvendosjen e emigrantëve nga kampi i improvizuar në rajonin Porte d’Aubervilliers, në veri të Parisit.
Që nga mbyllja e kampit të madh të Calais në vitin 2016, shumë prej refugjatëve u zhvendosën në Paris. Autoritetet, herë pas here kanë mbyllur kampet ilegale të emigrantëve, por ato janë rishfaqur në zona të ndryshme, muaj më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here