Franca në kaos,shkak reforma e Macron për pensionet

Franca u përball për të dytën ditë me një kaos në tranport dhe shkolla dhe spitale pa personel të premten, pasi sindikatat thanë se nuk do të bënin asnjë lëshim kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron derisa Presidenti të tërhiqej prej saj, njofton Reuters.
Pjesa më e madhe e Francës është ndalur, që kurse të enjten punëtorët e transportit hyn në grevë dhe atyre iu bashkuan mësues, doktorë, policë, zjarrfikës dhe nëpunës të administratës. Tym dhe gaz lotsjellës janë hedhur nëpër rrugët e Parisit dhe Nantës kur protestuesit filluan të bëheshin të dhunshëm.
Kjo grevë nxori të enjten në rrugën e Parisit dhjetëra mijë protestues dhe detyroi mbylljen e Kullës Eifel dhe një pjesë të Muzeut të Luvrit.
Macron ka thënë se sistemi i pensioneve ishte i padrejtë dhe shumë i kushtueshëm dhe se francezët duhet të punojnë më gjatë , por duket ngurrues që thjesht ta rrisë moshën e daljes në pension në 62 vjeç.
Një alternativë tjetër është që të frenohet përfitimet për ata që ndalojnë së punuari para moshës 64 vjeç dhe t’i japë një rritje, një shtesë, atyre që dalin më vonë në pension.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment