FRESSH Gjirokastër sot zgjedh kreun. Eni Cuci bën diferencën

FRESSH Gjirokastër, zhvillon sot zgjedhjet për kreun e këtij forumi. Në garë për kryetar të FRESSH, janë katër kandidatë Eni Cuci, Endri Banushi, Kreshnik Babameto dhe Anest Bashari. Zgjedhjet do të startojnë në orën 15:00 dhe përfundojnë disa orë më pas. Të drejtën e votës e kanë anëtarët e FRESSH për njësitë administrative që përmbledh Bashkia e Gjirokastrës. Mes katër kandidatëve, është Eni Cuci, ish studentja ekselente e Kontabilitet-Financës. Ajo ka shprehur ambicien e vet për të drejtuar FRESSH Gjirokastër duke thyer mitin e drejtimit të këtij forumi në 25 vitet e fundit në Gjirokastër nga meshkujt. Sipas saj FRESSH, është shpirti i PS dhe motori i saj gjenerues. Modelin e drejtimit të FRESSH, Cuci e ka të bazuar mbi eksperiencën shumëvjecare të këtij forumi në mënyrë të suksesshme nga paraardhësit e saj. Krijimi i strukturave funksionale dhe të qendrushme të FRESSH, rritja e numrit të femrave në jetën politike dhe promovimi i tyre në forumet vendim’marrëse janë pikat në të cilat ajo do të mbështetet. Në optikën e Eni Cucit, FRESSH është një forum strategjik jo i kushtëzuar, por aktiv jo vetëm në muajt e fushatave elektorale apo paraelektorale. FRESSH duhet të funksionojë si një organizëm brenda partisë që të jetë pjesë e vendimarrjes dhe promovimit të vlerave të të rinjve dhe shprehjes së mendimit të lire-shprehet ajo. Ndërsa kundërshtarët e saj në këtë garë, pretendentja për kreun e FRESSH, i vlerëson. Nuk ka rëndësi kush fiton nga ne të katërt-shprehet Cuci-por e rëndësishme është që të katërt do të jemi së bashku për të ridimensionuar aktivitetin politik të FRESSH-përfundon ajo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment