FRESSH Gjirokastra, nderim dhe respekt për sakrificat e dëshmorëve

FRESSH Gjirokastra, ka përkujtuar në një mënyrë mjaft origjinale 5 majin, ditën e dëshmorëve të atdheut.

Aktivistë dhe anëtarë të FRESSH, kanë qenë në lapidarian kushtuar dëshmorëve të zonës së Cepos duke kontribuar në pastrimin e bazorelievit dhe pjesëve të tjera në lapidar duke dhënë një mesazh mjaft konkret se në një ditë të tillë, e pakta që mund të bëjnë, është përkujdesja ndaj gjurmëve që identifikojnë sakrificën e të rënëve për liri.

Kryetari i FRESSH Gjirokastra Anesti Bashari, së bashku me ekipin e tij, kanë gjykuar t’a kalojnë mesditën e sotme duke kryer një aksion për pastrimin e vlerave identifikuese të LANC. Sipas Basharit, në një ditë si kjo e sotmja, kontributi i FRESSH është sadopak modest, por që përcjell një mesazh mjaft të fortë, atë të ruajtjes, trashëgimisë dhe promovimit të vlerave të patjetërsueshme të atyre të rinjëve dhe të rejave që dikur, kanë sakrifikuar vlerat sublime, për të patur një Shqipëri të lirë dhe demokratike me tipare europiane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment