Frika nga Koronavirusi, Kina dezinfekton edhe kartëmonedhat

Kina vazhdon të ndërmarrë masa drastike lidhur me identifikimin dhe parandalimin e koronavirusit.
Masa e fundit e ndërmarrë për parandalimin e epidemisë është dezinfektimi dhe karantimi I kartëmonedhave për një afat kohor brenda 14 ditësh.
Lajmi u njoftua nga zv/guvernatori i Bankës Qendrore kineze Fan Yifei, duke përsëritur mbështetjen e saj për kompanitë në vështirësi dhe qëllimin për të ndjekur një politikë monetare “të kujdesshme”.
Fan Yifei sqaroi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen.
Pas periudhës së “karantinës”, kohëzgjatja e së cilës do të varet nga ashpërsia e epidemisë në rajon, kartmonedhat mund të rihidhen në qarkullim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment