Frika nga Koronavirusi kthen pas emigrantët në Shqipëri

0
165

Frika nga Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën përfshirë këtu dhe vendin tonë . Por pavarësisht se jemi në kushtet kur në botë janë shënuar me mijra viktima , në Shqipëri po vihet re kthimi i emigrantëve por dhe turistë që sfidojnë situatën. Në pikën Kufitare të Kakavijes gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë rreth 2324 persona. Ndërsa specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë zhvilluar trajnime me efektivët e Pikës Kufitare për sa i përket personave që vijnë nga vendet e huaja.Gjithashtu është dhënë urdhëri për personat që vijnë nga shtetet e ndryshme të vetëkarantinohen. Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës nuk ka asnjë rast të infektuari me Koronavirus .Ndërsa vetëm pak momente mëparë është shënuar viktima e parë në Shqipëri nga ky virus vdekjeprurës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here