Frika nga vala e dytë e Covid 19, shtohen masat në gjithë botën

0
134

Frika e rikthimit të një vale të dytë të koronavirusit ka bërë që disa shtete të Europës të shtojnë masat, sidomos për pasagjerët që kthehen pas pushimeve në vendet ku ka numër të lartë të infektuarish. Kjo frikë u shtua pasi rastet e reja të të infektuarve në Francë, Spanjë, Greqi por edhe Itali po vijnë duke u shtuar.
Britania e Madhe ka paralajmëruar se pasagjerët që vijnë nga Franca ka shumë të ngjarë të shtohet në listën e karantinës 14 ditore pas një rritje të infeksioneve në këtë shtet. Numri i rasteve të përditshme të koronavirusit në Francë ka ardhur në rritje në ditët e fundit, dje u raportua për 1700 të infektuar të rinj.
Kancelari Rishi Sunak u dha një paralajmërim të ashpër britanikëve se qeveria nuk do të hezitojë të ndërmarrim veprime për të shmangur rritjen e përhapjes së infeksionit. Ky veprim nga qeveria e Britanisë së Madhe mund të detyrojë britanikët të anulojnë ose shkurtojnë udhëtimet e tyre për të shmangur karantinën dy-javore në kthimin e tyre.
Edhe udhëtarët që vijnë nga Belgjika, Bahamas dhe Andorra u është thënë se do të duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Angli. Edhe Gjermania i bën testimet e detyrueshme për të kthyerit nga vendet ‘me rrezik të lartë’. Vendimi vjen pasi Gjermania raportoi 1,045 infeksione të reja me koronavirus.
Nga e shtuna të gjithë personat do të duhet t’i nënshtrohen testeve pas mbërritjes, me përjashtim të atyre që kanë një përgjigje analize që vërteton se janë negativ nga Covid në më pak se 48 orët e fundit. Rregulli përfshin udhëtarët e të gjitha kombësive që vijnë nga shumica e shteteve jo anëtare të BE, përveç Mbretërisë së Bashkuar, si dhe pjesë të Spanjës dhe Luksemburgut.
Testim do të ofrohet falas për udhëtarët nga disa vende ku kapaciteti i testimit është i kufizuar ose i kushtueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here