VIDEO/Frikë dhe panik në fshatin Karjan, banorët akuza Zamira Ramit për gjendjen

0
674

Rruga që lidh fshatin Karjan pjesë e Njësisë Administrative Lunxhëri, me luginën e Drinos po shndërrohet në një rrezik të vërtetë për jetën e banorëve. Kjo si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm dhe mungesës së investimeve në të, nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës. Ka shumë vjet që rruga është kthyer në një rrezik potencial për këdo që merr guximin të kalojë me mjete motorrike pasi eksperienca ka treguar që më guximtarët, e kanë pësuar me dëmtime dhe shtrime në spital me pasoja për jetën. Kjo konfirmohet haptazi nga banorët. Terreni është tërësisht i shkatërruar, baza e rrugës është shtufore aq sa mjafton që në një mot të lagësht, të pamundësohet kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve si pasojë e rrezikut të rrëshkitjes. Premtimet elektorale të Zamira Ramit i ka marrë era e bashkë me të edhe vetë Zamirën e cila, nuk është afruar në këtë fshat që prej herës së fundit, qershorin e 2015. Vetëm këtë vit, sipas banorëve të fshatit, pesë persona janë plagosur nga përmbysjet e zetorëve apo dhe mekanikave të tjera bujqësore, që janë të detyruara të kalojnë në këtë aks rural, për të shkuar në terren. Vetë banorët e fshatit kryesisht ata që merren me bujqësi, apelojnë për Jugunews.net për situatën në fjalë, ku kërkojnë ballafaqimin me Zamira Ramin për të mbajtur premtimin e dhënë për rehabilitimin e kësaj rruge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here