Frontex: Rritet numri i hyrjes së emigrantëve nga Turqia në BE

0
160

Numri i migrantëve nga Turqia që hyjnë në Evropë u rrit ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, tha të premten kreu i agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian (FRONTEX), Fabrice Leggeri.
“Në vitin 2019 më shumë se 82.000 migrantë u përpoqën të hyjnë pa autorizim në Evropë, një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë”, tha Leggeri.
Kjo rritje, sipas tij, ishte pasojë kryesisht për shkak të situatës në Siri, por edhe paqëndrueshmërisë në Afganistan dhe ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga ana e autoriteteve iraniane dhe pakistaneze.
Migrantët nga Turqia kryesisht hyjnë në territorin e Greqisë, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian (BE).
Leggeri nuk pranoi të fajësojë rojet bregdetare turke, duke thënë se ata po “punojnë mirë” në kapjen e migrantëve që largohen nga Turqia.
BE-ja u pajtua në vitin 2016 t’i jepte Turqisë deri në 6 miliardë euro për të përballuar fluksin e sirianëve, si dhe për të bindur qeverinë në Ankara të ndalë migrantët që nisen për në Greqi.
Por, që nga vera e vitit 2019, ishujt lindorë të Greqisë janë përballur me mbipopullim të kampeve të refugjatëve.
Frontex tha se vitin e kaluar, numri i migrantëve ishte më i larti, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes BE-Turqi.
Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër i vetëm barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatëve sirianë dhe në të kaluarën ka kërcënuar se do të “hap portat” për migrantët që të shkojnë drejt Evropës./REL
Ai po kërkon më shumë para dhe evropianët ka gjasa të pranojnë ndarjen e mjeteve.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 24 dhjetor.
Në një komunikatë për media të Zyrës së Presidentit, thuhet se “Presidenti ka nxjerrë vendimin për thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 9:00”.
Kryetari dhe Kryesia e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e parë të përbërjes së re të Kuvendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar më 27 nëntor rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 6 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here