Fshati Humelicë pa ujë, kandidati Roland Bejko pranë banorëve, ky është modeli që duhet ndëshkuar më 25 qershor

Fshati Humelicë në Gjirokastër, prej ditësh pa ujë të pijshëm. Banorët i janë ankuar për këtë rast, kandidatit për deputet të PD Roland Bejko gjatë një takimi që po organizon në këto momente. Mungesa e ujit të pijshëm ka nxitur banorët e këtij fshati fushor, që të kërkojnë ndihmën nga kandidati për deputet i PD Roland Bejko me qëllim, zgjidhjen e kësaj problematike.

Nga ana e tij, zoti Bejko pasi është vënë në dijeni me këtë anomali, ka bërë fajtore Bashkinë e Gjirokastrës dhe Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve të cilat nuk u shërbejnë banorëve për nevojat më jetike sic është uji i pijshëm ndwrkohw qw taksat merren njw pwr njw.

Kjo është papërgjegjshmëri dhe skandal t’u privosh ujin qytetarëve.

Ky është modeli i qeverisjes në Bashkinë e Gjirokastrës, që ne duhet ta shembim për të patur një qeveri në shërbim të qytetarit-është shprehur zoti Bejko me banorët e Humelicës.

Zoti Bejko u ka kërkuar banorëve që janë këto arsyet përse duhet të votoni nr 6 më 25 qershor, sepse programi ynë ka në epiqendër qytetarin dhe mirëqënien e tij-u shpreh Bejko.

Sipas zotit Bejko, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm janë konstatuar edhe në fshatin Lazarat, si dhe në pjesën e Viroit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment