FSHZH hap tenderin 21.3 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës Përmet-Çarshovë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për projektimin dhe rikonstruksionin e rrugës Përmet- Çarshovë. Fondi limit është 21 milionë e 326 mijë lekë ndërsa afti për dorëzimin e ofertave është 13 mars 2020.

Rruga “ Përmet –  Carshovë ” është pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korcë – Kapshticë, i cili është një segment shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonave ku kalon kjo rrugë dhe transportit të mallrave nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Rruga fillon në dalje të qytetit të Përmetit derisa arrin në fshatin Carshovë. Rruga shtrihet përgjatë luginës së lumit të Vjosës.  Gjatë viteve të fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë duke kryer rikonstruksionin e segmenteve  Carshovë – Tre Urat, si dhe në segmentin Ura e Leklit – Përmet.

Segmenti rrugor “ Përmet –  Carshovë ” është një segment mjaft i vjetër dhe ndjek gjurmën ekzistuese. Në krahun e djathtë të rrugës vërehen skarpata në gërmim të paqëndrueshëm.Nga qyteti i Përmetit deri në Petran rruga shtrihet në një terren fushor. Në hyrje te fshatit Petran ndodhet ura e Langaricës. Nga fshati Petran deri në Urën e Kaludhit,  rruga shtrihet në terren fushor- kodrinor, larg lumit të Vjosës.

Më tej rruga fillon të ngjitet duke u zhvilluar në një terren kodrinor me anën e një serpentine, edhe zbritja për në zonën fushore realizohet me anën e një serpentine , duke vazhduar më pas të zhvillohet në zonë fushore, ku ndërpritet nga përrenj malor.

Pas kësaj pjesë segmenti kalon buzë lumit Vjosa, në krahun e djathtë të rrjedhjes, ku janë ndërtuar edhe dy ura. Rruga vazhdon të zhvillohet në terren fushor, deri sa arrin pranë kryqëzimit të fshatit Dracevo. Më pas fillon të ngjitet duke u zhvilluar në një terren kodrinor.

Në të gjithë këtë segment prej rreth 8 km rruga zhvillohet me rreth 190 kthesa , i cili është segmenti rrugor më i vështirë i të gjithë rrugës.Rruga përfundon në një terren fushor në fshatin Carshovë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment