FSKSH në Fier kthehet në vatër infeksioni të Covid19

0
137

Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Fier është kthyer në vatër infeksioni. Pesë punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Pas raportimit të lajmit për mbyllje të institucionit, një nga punonjësit ka hapur institucionin për të hapur derën për të treguar se puna vijon rregullisht.
Dyshohet se infeksioni në këtë institucion ka ardhë nga spitali i Fierit. Sipas burimeve , rasti i parë në këtë institucion ka qenë një drejtor i cili ka qenë për inspektim në Spitalin e Fierit bashkë me një grup pune, por zyrtarisht akoma ministria nuk ka asnjë informacion në lidhje me origjinën e infeksionit.
Të gjithë punonjësit e tjerë po qëndrojnë aktualisht në shtëpi, në pritje të bërjes së tamponit.
Këtë të premte janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid 19 në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here