‘Fukarallëkvirusi’ që ka prekur Gjirokastrën

0
134


E gjithë bota zien për Koronavirusin.Sigurisht një ” epidemi” që u shfaq si nga hiçi por po merr përmasa të frikshme , duke prekur qindra persona e duke marrë jetën e mijra vetëve. Ende nuk po i gjendet një kundravirus për ta luftuar . Bota po vë alarmin , megjithatë Shqipëria duket se nuk e ka marrë seriozisht këtë të fundit , paçka se virusi ka trokitur në shtetin fqinj Italinë .Kjo vihet re në masat që ka marrë shteti shqiptar në pikat kufitare ku çdo gjë si me lajmin për virusin si pa virusin është e njëjtë . Por ndoshta dhe le të shpresojmë se Koronavirusit shumë shpejt do i gjendet një kundravirus që do e luftojë për ta ” zhdukur” andej nga erdhi , ndërsa në Shqipëri ekziston një epidemi vërtetë , e rëndë siç është ‘fukarallëkvirusi’. Fatkeqësisht ky virus nuk mund të lënte pa prekur edhe Gjirokastrën.Si një vend i vogël , me këto hapa galopante të ‘fukarallëkut’, shumë shpejt , më shpejt nga ç’mund ta mendojmë , qyteti i gurtë do të kthehet në një ” fshat” ku banorët e tij do numërohen me gishtat e dorës.
Në vetëm dy muajt e parë të 2020, rreth 50 familje janë shpërngulur nga Gjirokastra drejt kryeqytetit një pjesë dhe shumica drejt shteteve fqinje . Të shumtë janë të rinjtë që po nxitojnë të aplikojnë për viza pune disa mujore drejt Gjermanisë , e cila vazhdon të mbetet epiqendra , nga ku kanë kthyer sytë të rinjtë dhe jo vetëm.Ajo ç’ka vihet re së fundmi është dhe dëshira e një kategorie , duke filluar nga 60 vjeç e lart për tu larguar drejt vendeve të tjera për të punuar qoftë dhe si babysitter .
‘Fukarallëkvirusi’ që po i mbyt njerëzit gjithnjë e më shumë e po i shpërndan si milingona në drejtim të paditur, vetëm me një qëllim , mbijetesën.



Të gjithë po ” luftojnë” për të gjetur vendin në Evropë, i cili ofron më shumë kushte të mira për arsim , për shëndetësi , për punë , për jetesë.
Kjo pasi në vend , besimi i njerëzve se diçka mund të rregullohet është thuajse zero.
Të rinjtë nuk shikojnë të ardhme, ndërsa të moshuarit nuk duan ti mbyllin sytë me pengun në zemër se i lanë ” fëmijët rrugëve”, pa u siguruar diçka .
Në Gjirokastër numri i lindjeve është më i ulëti nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë dhe për këtë, faktori kryesor mbetet ekonomia .Sipas opinioneve të prindërve të rinj apo të atyre që do të bëhen së shpejti prindër është thjesht e pamundur të rritësh fëmi në këtë vend ndërsa të tjerë e quajnë ” mëkat” të sjellësh në jetë një foshnje së cilës jeta nuk mund ti buzëqesh në këtë vend të pushtuar nga varfëria , krimi e korrupsioni.

Gjetja e një pune është e vështirë, ndërsa rrogat nuk i kalojnë 200 mijë lekë të vjetra , ku duke përfshirë detyrimet ndaj shtetit , taksat e larta që qytetarët paguajnë, rroga e tyre shkon vetëm për këto të fundit.
Ndërsa biznesi po tkurret çdo ditë që kalon . Shumë prej tyre po falimentojnë ndërsa të tjerë ndonëse i kanë mbyllur bizneset këtu e një vit para , vazhdojnë të jenë me borxhe të pashlyera .

Kjo situatë në të cilën ndodhet qyteti dhe banorët e tij është më e frikshme se ‘Koronavirusi’ , ndoshta kjo i step disi banorët të shqetësohen se një virus i ri mund ti godasë , janë bërë tashmë ” imunë” të viruseve të njëpasnjëshme që ” Rilindja” u solli , tani më nuk kanë çfarë humbasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here