Fushata e vaksinimit kundër gripit ,nga nëntori pritet shpërndarja e 80 mijë dozave

Instituti i shëndetit publik po merr masa për të parandaluar përhapjen e gripit.
Fushata e vaksinimit do të nisë në javën e parë të muajit nëntor ku pritet të vijn 80 mijë doza.
Sipas specialistëve kurimi I gripit me antibiotikë është metoda më e gabuar dhe se pa rekomanadimin e mjekut nuk duhet përdorur asnjë medikament I tillë.
Ndodh shpesh që qytetarët me dëshirën e tyre t’i marrin vetë në farmaci pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë botën. Ka disa vende që kanë marrë masa parandaluese .Ka patur raste që përdorimi I antibiotikëve ka komplikuar më tej situatën shëndetësore të pacientëve.
Ndërsa për sa i përket kategorive që do të përfitojnë falas vaksinimin janë të sëmurët kronikë, ata me diabet, grate shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 5 vjec.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment