Futbolli në zi / Ndërron jetë legjenda Diego Maradona

Bota e futbollit në zi. Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë ditën e sotme (25 nëntor).
Këtë e kanë konfirmuar mediat argjentinase ” Clarin ” dhe ” Ole ” teksa shkruajnë se ai ka pësuar një arrest kardiak.
Vetëm 2 javë më parë, legjenda e futbollit botëror i është nënshtruar një operacioni në tru pasi pësoi mpiksje gjaku.
Ai po rikuperohej në një prej shtëpive të tij në Buenos Aires në Argjentinë nga operacioni që rezultoi i suksesshëm.
Sipas mediave të huaja, pranë shtëpisë mbërritën shumë ambulanca pasi ai pësoi arrestin kardiak.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment