Nga Achilea Garo
Nëse nuk hyn tek deklaratat pompoze paraelektorale të deputetit, që admiruesit e tij në rrjetet sociale e vlerësojnë si «fenomen i rrallë», lajmi i investimit në ujësjellësin që do të furnizojë me ujë të pijshëm Dropullin e Poshtëm nga burimi i Manxifës në Peshkëpi, në rastin më oportun vetëm si krim i paramenduar mund të trajtohet.
Për arsyen e thjeshtë se burrimi në fjalë historikisht thahet për dekada të tëra.
Këtë të vërtetë të thjeshtë e di cilido banor i zonës.
Çudi si nuk e di këtë fakt drejtori i ujërave të qarkut dhe njëkohësisht «krietar» i Lësëistave të Dropull-Pogonit plus Emigracionit.
Domethënë është një investim (ata thonë 500 miljonë dollarë dhe unë nuk kam asnjë arsye që të mos i besoj) që nuk e zgjidh problemin për të cilën investojnë taksapaguesit shqipëtarë, midis tyre dhe banorët e trevës që do përfitojnë.
Sepse që të jemi realistë dhe të paanshëm nuk janë gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Dropullit të Poshtëm hajdutë korenti.
Portali zyrtar i Lësëistave të Dropullit dhe Pogonit ja dedikon këtë «krim» të suksesshëm deputetit të LSI-së (ish ministrit të doktor Berishës) intelektualit Vangjel Tavo nga Jorgucati, ndërsa bisnesmenë të njohur e të pa njohur kanë ngjeshur lugën në brez e po përgatitën për zijafetin e rradhës duke kënduar vargjet e njohura:
Një mexhlis të rrallë na çeli,
fenomen’ i rrallë Vangjeli…
Ndalojini para së të jetë vonë!…