Gazetari holandez : Nuk ka datë negociatash për Shqipërinë, ja çfarë ndodh në 2019-n

0
143

Gazetari me origjine shqiptare i cili jeton dhe punon në Hollandë, Vinsent Trist, ka treguar të vërtetën e vendimit të BE-së për Shqipërinë. Sipas tij në asnjë moment nuk është thënë që BE vitin e ardhshëm do të hapë negociatat me Shqipërinë. Sipas Trist nuk ka asnjë datë negociatash.

‘Nuk ka datë as siguri për vitin e ardhëm. Po ta lexosh vendimin me kujdes, thanë se ka një rrugë por nuk është se ka një pikë se kur do mbarojë. Askund nuk thuhet se kur do të hapen negociatat.

Ndërsa kushtet nuk janë përmbush deri tani, kush jep garanci se këto kushte do përmbushen sërish.

Nuk kemi garanci se si do shkojnë gjërat më vonë. Vitin tjetër mund të dalin vende tjera të cilat mund të refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë’, tha Trist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here