GAZETARJA e DW i ‘nxjerr te palarat’ MINISTRES se RAMES

Gazetarja e Deutsche Welle Anila Shuka, kishte lënë një intervistë  me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj por kjo e fundit ka patur një kusht: Mos pyetej për Saimir Tahirin e Fatmir Xhafajn.

Këtë episod gazetarja e ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetet sociale duke pohuar se nëse do e kishte pranuar këtë, do kishte shkelur etikën gazetareske.

“Sa e besueshme eshte reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po te kemi parasysh rastet tejet të çuditshme te Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit? Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së drejtësisë, ne nje intervistë që kishim lënë per dje pasdite. Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetem nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht”, shkruan gazetarja e DW.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment