Gazetarja gjirokastrite nxjerr bllof Ramen

0
156

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshajn, u zotuan të ndalonin përdorimin e kapsollëve dhe fishekzjarrëve gjatë ndërrimit të viteve dhe jo vetëm, por kjo rezultoi e dështuar, pasi jo vetëm që nuk arritën të kontrollonin qytetarët për kapsolle e fishekzjarre, por jo në pak raste janë dëgjuar krisma armësh. I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi i cili tha se ndonëse u arrit që të ndaleshin krismat e kapsolleve, nuk u ndalën ato të kallasheve, Rama tha se nuk ka pasur asnjë krismë kallashi.
Por deklarata e Kryeministrit Rama rezulton e pavërtetë. Eshte gazetarja e Fax News -it Ervina Cepuni Shehaj, e cila beri me dije se natën e ndërrimit të viteve nga Policia e Gjirokastrës është arrestuar shtetasi Daniel Hazizaj, i cili akuzohet se ka qëlluar në ajër me kallash. Mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Mësohet se prokurori Julian Çafka ka kërkuar burg pa afat, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Ky rast tregon se kryeministri Edi Rama gënjeu kur tha se nuk ka pasur krisma në rastin më të keq, apo në rastin më të mirë nuk informohet nga institucionet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here