Gënjeshtrat e Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e qytetarit nga Gjirokastra.

0
190

Qytetari nga Gjirokastra që humbi jetën sot në kthim pas një muaji i shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë, quhet Kalo Demo nga lagjia Dunavat dhe me profesion hidraolik.

Sipas një qytetari nga Gjirokastra, i afërt me të ndierin, kalua u shtrua në spital në Tiranë, rreth një muaj më parë nga mëlçia. Aty morri dhe virusin Covid 19. Ministria e shëndetësisë e quajti këtë rastin e parë nga Gjirokastra me Covid19, pra që veç origjinës së viktimës, virusin nuk e lidhte asgjë me Gjirokastrën. Ndërkohë që kjo deklaratë e papërgjegjshme alarmoi gjithë qytetarët dhe vizitorët e këtij qyteti se me gjasë virusi vdekjeprurës kishte mbëritur edhe në Gjirokastër, aty ku gjatë tre muajve të pikut nuk pati asnjë të infektuar.

Sipas qytetarit, viktima vazhdon të qëndrojë i vdekur dhe i izoluar në Lushnjë, ndërkohë që ministria e shëndetësisë ka reaguar me deklaratën e mëposhtme:

“Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon: “Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë. Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”

Redaksia e portalit Jugunews.net i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndierit Kalo Demo dhe i inkurajon ata të kërkojnë hetime të thelluara nga organet kompetente për zbardhjen e te vërtetës për humbjen e jetës në mënyrë misterioze të njeriut të tyre të dashur.

Ata nuk duhet të mjaftohen me justifikimin bajat të ministrisë së shëndetësisë dhe ta marrin atë të mirëqënë në kushtet e një papërgjegjshmërie totale të këtij institucioni gjatë kësaj periudhe pandemie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here