GENOCID! Bashkia, lë pa ushqim, fëmijët rom

0
316

11999860_10201003213838210_1785156496_n

Fëmijët rom dhe egjiptianë të kopshtit Nr 5 në Gjirokastër, janë larguar të pangrënë nga godina ku ata e frekuentojnë. Lajmi bëhet i ditur nga prindërit e nxënësve. Të 60 fëmijët që i përkasin komunitetit rom dhe atij egjiptianë, kanë ngelur të zhgënjyer e tok me ta edhe prindërit të cilët prisnin që fëmijët e tyre të vinin të ngopur nga kopshti. Ky vit arsimor ka filluar jo këndshëm për këtë kategori fëmijësh të cilët ashtu si në sezonet e mëprshme trajtoheshin me ushqim në mëngjes dhe në drekë. Vetë prindërit e fëmijëve të kopshtit në fjalë, shprehen mjaft të zhgënyer nga Bashkia e Gjirokastrës, pasi ajo duhet të merrte masa për investimin në fjalë me qëllim që kjo shtresë e vuajtur e shoqërisë në Gjirokastër, të përfitonte qoftë edhe një vakt ushqimi, por në kushtet e sotme, kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, nuk ka ndërmend as t’a kthejë kokën nga ne-shprehet një prej prindërve rom. Ata shprehen me tone kritike karshi kryetares së bashkisë Zamira Rami, duke e lidhur këtë veprim, si një gjest i ulët hakmarrjeje që ka ndaj kësaj lagjeje pasi në zgjedhjet e 21 qershorit të vitit të kaluar, popullsia rome dhe egjiptiane në këtë lagje, votuan kundër saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here