Gérard Depardieu , aktori me famë botërore vjen në Gjirokastër për filmin e ri

Gérard Depardieu aktori i mirënjohur francez ka ardhur në Gjirokastër .Arsyeja e ardhjes së tij është xhirimi i filmit “Milosheviçi dhe unë ” me regjisorin Arben Kastrati dhe me Shqipe Kamberin nga Prishtina. Një bashkëprodhim kosovar-francez i cili ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur .
Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës ku në qendër të tij do të ketë një hero të shpallur aksidentalisht duke shfrytëzuar rrethanat në të cilat gjendej Kosova .

Për realizimin e filmit “Unë dhe Millosheviçi”, skenaristi dhe regjisori Arben Kastrati ka mbledhur rreth vetes një kastë të njohur aktorësh si dhe profesionistë të fushës së kinematografisë.Në mesin e tyre është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer.

Gérard Depardieu lindi në Francë .Ai e filloi karrierën si aktor në teatrin e vogël udhëtues “Cafe de la Gare”së bashku me Patrick Dewaere dhe Miou-Miou. Pas roleve të vogla në kinema, ai u bë i njohur në Going të Bertrand Blier (1974). Më vonë, ai diversifikoi imazhin e tij në ekran dhe u bë aktori kryesor francez i viteve 80 dhe 90.Fitues dy herë i cmimit César si aktori më i mirë për The Last Metro (1980) dhe Cyrano de Bergerac (1990).Gérard është nominuar për Oskar dhe për “Cyrano” si dhe ka fituar një numër çmimesh në festivalet ndërkombëtare të filmit. Në 1996, atij iu akoordua titulli më i lartë francez të “Chevalier du Légion d’Honneur”.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment