Gërryerje lumenjsh, ndërtim pa leje, dëmtim i habitateve, arrestohen në flagrancë 22 persona për krim mjedisor

0
131

Arrestohen 22 persona dhe janë proceduar penalisht 32 të tjerë dhe tre janë shpallur në kërkim, në sajë të goditjes së krimeve mjedisore.

Sipas policisë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtime pa leje, ndotje të mjedisit, gërryerje të lumenjve dhe shkatërrim të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

 “Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore, konkretisht raste të ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyjeve, pushtimit dhe shpërdorimit të tokës, shkatërrimit të ujësjellësve, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale, nga të cilët 22 janë arrestuar në flagrancë, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here